Notarët e Klubit të Notit “Kastrioti” nga Ferizaj arritën sukses domethënës në Maratonën Ndërkombëtare të Notit 2025, organizuar nga Federata e Notit të Kosovës Erion Selmani, Roni Shahini dhe Shkëmb Reçica treguan performancë të jashtëzakonshme, duke u kthyer me medalje dhe rezultate të shkëlqyera, për të cilat prita sot drejtuesit e notarët e këtij klubi për t’i përgëzuar për sukseset që lartësojnë Ferizajn në këtë sport.