Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj, ka ndarë rreth 56 serra për feremërt e komunës sonë. Sipas përfaqësuesës së kësaj drejtorie Hazbije Murselit , janë dhënë serra familjare prej 45 metra katëror për përfituesit .’’Këto janë dhënë në ndihmë fermerëve të cilët më herët janë marr me këto prodhimtari të kultivimit të perimeve si domate, speca, tranguj , sallatë të gjelbërt , spinaq e qepë të gjelbërta’’ , ka thënë Murseli, duke bërë të ditur se rëndësia e këtyre serrave për prodhuesit është shumë e madhe.’’ Tash në serra pordhimi nuk është sezonal por fillohet qysh herët me mbjelljën e tyre si spinaqi, qepët sallatë të gjelbërt e dukë vazhuar me kultivime të tjera’’, është shprehur Murseli.
KJo është hera e parë që drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj bënë subvencionimin e fermërve në këtë formë të ndrajës së serrave familjare. Është bërë e ditur se vlera e këtij projketi kap shumën rreth 20 mijë euro, mjete këto të grumbulluara nga hzrat vetijake të komunës . Është bërë e ditur se fermerët në këtë projekt kanë participuar me nga 80 euro.
Me qëllim të stimulimit, përmes subvencioneve, rreth 56 fermerët e komunës sonë janë ndihmuar nga Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me nga një serrë familjare.