Duke patur parasysh kërkesat e kahershme të bletarëve, Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, këtë vit do të subvencionon bletarët e kësaj komune. Drejtori i drejtorisë përkatëse, Safit Halili, ka thënë se kanë parë të arsyeshme që t’a inicojnë këtë projekt dhe nga mjetet për subvencionet kanë ndarë një shumë, ku janë përfshirë një numër i bletarëve. “Kësaj here, bletarët e komunës sonë do të ndihmohet me mbi 25 mij euro. Shuma nuk është edhe aq e lartë, por do të jetë një ndihmë për t’a”, ka thënë Halili, duke bërë të ditur se në të ardhmen, me rritjen e buxhetit edhe subvencioni për bletarët do të jetë më i lartë.
Bletarëve subvencioni do t’u ipet sipas numrit të shoqërive të bletëve që kanë dhe për çdo shoqëri të bletëve, bujqit do të përfitojnë nga 10 euro. Bëhet e ditur se numri i bletarëve përfitues për këtë vit është 62.
Këtë vit drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj, do të përkrahë bletarët