Në një konferencë për gazetarë, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj, Safit Halili, ka paraqitur të arriturat e kësaj drejtorie për këtë vit. Sipas Halilit edhe pse me një buxhet të vogël kjo drejtori ka arritur që të bëjë subvencionimin e bujqve. “Ne si projekt prioritar kemi pasur subvencionimin e fermerëve në mbrojtjen e drithërave që dita ditës një numër i tokave djerrin është ka eliminohet dhe kjo ka qenë edhe dëshira jona . Në këtë subvencionim kemi pasur arsye që të ndihmojmë fermerët të cilët është dashur të bëjnë mbrojtjen e drithërave konkretisht të grurit dhe në mbrojtjen e këtyre kemi gjetur herbicidin i cili është shumë me vlerë domethënëse i cili herbicid mbron nga barojat të cilat e pengojnë cilësinë dhe produktivitetin e grurit”, ka thënë Halili duke shtuar se me herbecidin sekator janë subvencionuar 94 fermerë , ku nga ky numër janë fermerët janë ndihmuar me sasi prej 390 kilogram sekator i cili përfshinë një sipërfaqe prej 1 mijë 300 hektarësh, gjithashtu një vlerë e tillë përfshinë mbi 21 mijë euro.
Drejtoria e Bujqësisë, këtë vit ka subvencionuar edhe fermerët tjerë për ngritjen e pemishteve sidomos të atyre me mollë.”Ne edhe gjatë vitit të kaluar, por edhe këtë vit kemi pasur kërkesa jemi përqendruar të disa fermer të cilët janë më të vërtetë fermer të meritueshëm dhe kërkesat janë kanë të pandërprera . Ne këtë vit kemi ndarë mbi 5 mijë fidanë për ngritjen e sasisë së sipërfaqeve tre hektarshe me mollë dhe përfitues të këtyre kanë qenë fermerët, ndërsa vlera totale ka qenë mbi 9 mijë euro”, tha Halili.
Numri një i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Safit Halili, tha se këtë vit banorët e Ferizajt, janë ndihmuar edhe me serra familjare. “Me të vërtetë ka kërkesa të mëdha , por arsyeja mbi to ka qenë që një numër i konsiderueshëm i fermerëve nuk ka mundësi që të kqyqen në projektet e ministrisë të cilat kushtojnë me mijëra euro , prandaj këto i kemi quajtur si serra familjare të cilat kanë një sipërfaqe aty 0.45 metra katror e cila është një serre vërtet familjare që mund ta përdore çdo familje të inkuadrojë familjarët e tij dhe të ketë një produktivitet ndoshta edhe për shite. Serra të tilla ne kemi dhënë 56 fermerëve , ndërsa vlera e tërësishme përfshinë një vlerë prej 24 mijë euro”, është shprehur Halili.
Drejtori i Bujqësisë, Safit Halili me këtë rast ka përmendur edhe subvencione të tjera të kësaj drejtori ne mesin e tyre edhe subvencionimi me shoqëri bletësh e shumë ndihmesa të tjera për fermerët.
U bë e ditur se buxheti i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj për këtë vit ishte 170 mijë e 128 euro, prej tyre 100 mijë kanë qenë vetëm për subvencionime.
Drejtoria Komunale Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka paraqitur të arriturat e saja për këtë vit.