Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj , Agim Berisha , kanë pritur rreth 10 studentë të cilët studimet e tyre po i kryejnë në Tern të Italisë, falë bashkëpunimit, por edhe binjakëzimit që ka komuna e Ferizajt me këtë qytet. Me këtë rast kryetari Xhemaili, ka inkurajuar studentët që të përfundojnë studimet e tyre me sukses dhe të kthehen në vendin e tyre , me rezultate të mëdha.
Ndërsa studentët kanë qenë ata që kanë premtuar se do të përfundojnë studimet e tyre me sukses në Itali dhe kanë falënderuar kryetarin e komunës për kontributin e dhënë në arsimimin e tyre.
Një grup studentësh ferizajas që po i kryejnë studimet në Itali, janë takuar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin.