Nuk ka ndjesi më të ngrohtë zemre, sesa kur kthen buzëqeshjen e më nevojtarëve. Bashkë me fondacionin e humanistit Halil Kastrati, Komuna e Ferizajt nisi ndërtimin e 10 shtëpive për familjet në nevojë, familje që dhanë kontributin për mbrojtjen e atdheut në luftën çlirimtare, familje ku dhembshëm rriten jetimë, familje që dora e shtetit nuk i preku deri më tani asnjëherë për t’i ndihmuar.
Që nga Gremja, Rakaj, Slivova e Ferizaj, së shpejti ngrenë shtatin bashkë me strehën e re edhe buzëqeshja e gëzimi i munguar në këto familje.