Rreth 4700 ha janë paraparë që të mbillen në komunën e Ferizajt me kultura vjeshtore, kanë bërë të ditur të martën zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural. Sipas tyre nga kjo sipërfaqe me kulturën e grurit do të mbillen 4000 ha, ndërsa 700 ha do të mbillen me bimë foragjere. Ylfete Bislimi, zyrtare komunale për prodhimtari bujqësore në Drejtorinë e Bujqësisë ka thënë se deri më tani anë mbjellë rreth 40% e sipërfaqes së planifikuar, ndërsa mbjelljet sipas saj janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike ato edhe do të përfundojnë me kohë." Vërtete një mobilizim i shtuar i fermerëve për mbjellje, punët janë duke shkuar mirë, ndërsa tregu është i furnizuar mirë me repromaterial" ka thënë Bislimi.
Bëhet e ditur se ketë vit është vërejtur një interesim i shtuar i fermerëve për të rritur sipërfaqet me kulturat vjeshtore dhe si duket te kjo ka ndikuar subvencionimi nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë komunale të Bujqësisë. Zyrtarja Bislimi, shpjegon se rendimentet e grurit gjatë këtij viti kanë qenë shumë të mira dhe kjo është bërë falë stimulimit që ka bërë komuna me preparatin për zhdukjen e barojave të këqija."Po shihet një interesim i fermerëve për t’i rritur sipërfaqet e mbjellura me grurë mu nga fakti se ata po përkrahen nga ministria përkatëse dhe autoritete lokale. Rendimentet e sivjetme të rritura të grurit kanë ardhur mu nga jo përkrahje" ka thënë Ylfete Bislimi, e cila ka ripërsëritur edhe një herë se komuna do të gjejë forma që edhe më tutje t’i përkrahë fermerët lokal.
Ndryshe, vitin e kaluar Ministria e Bujqësisë i ka subvencionuar me nga 100 euro për hektarë të gjithë fermerët që kanë pasur të mbjellur me shumë se 2 ha tokë. Edhe këtë vit do të vazhdoj përkrahja e njëjtë, ndërsa konkurrimi për të përfituar nga subvencionet pritet që të filloj në muajin nëntor.
Vitin e kaluar Ministria e Bujqësisë i ka subvencionuar me nga 100 euro për hektarë të gjithë fermerët që kanë pasur të mbjellur me shumë se 2 ha tokë. Edhe këtë vit do të vazhdoj përkrahja e njëjtë, ndërsa konkurrimi për të përfituar nga subvencionet pritet që të filloj në muajin nëntor.