Grantet nga projekti “Komuna për të rinjtë” u ndanë nga Komisioni i përcaktuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizata CDF, jo nga Komuna
Sot, LDK e Ferizajt, përmes një postimi publik, deklaroi një të pavërtetë, duke shpifur ndaj Komunës dhe etiketuar politikisht disa të rinj, të cilët janë përfitues të granteve nga projekti “Komuna për të rinjtë”.
Komuna e Ferizajt, sqaron qytetarët ferizajas, se grantet e projektit “Komuna për të rinjtë” janë ndarë nga Komisioni përkatës i përcaktuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizata e tyre partnere në zbatimin e këtij projekti – CDF.
Pra, i gjithë procesi është nisur, mbikqyrur e zbatuar në përgjegjësinë e MAPL-së dhe komisionit të përzgjedhur nga ana e tyre, pra jo nga Komuna e Ferizajt, andaj qytetarët ferizajas nuk meritojnë dezinformata të këtilla që janë lehtësisht të rrëzueshme me faktet publike e transparente mbi këtë proces.