Paraditen e sotme, me angazhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u pranua donacioni nga International Charity Organization që përbëhet nga një aparat hemodialize, dorëzimin e së cilit donacion e bëri drejtori i kësaj organizate z. Naser Gashi, gjersa pranimin e saj e bëri drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini i cili tha se është vlerësuar që ky donacion t’i dhurohet Spitalit të Ferizajt në shërbim të pacientëve me hemodializë.