Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailit, për të tretën herë me rradhë janë organizuar "Ditët e mërgatës". Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati thotë se tashmë ka përfunduar edhe e gjithë agjenda për këto ditë. " Ne edhe sivjet do të mbajmë këto ditë me rastin e ardhjës së bashkatdhetarëve tanë. Ditët e mërgatës, parashihet që të jenë tradicionale dhe ne kemi planifikuar të mbajm edhe shumë aktivitete " , ka thënë drejtori Ferati. Ai më tej ka shtuar se në kuadër të këtyre ditëve do të ketë aktivitete kulturore, rinore por edhe sportive.
"Ditët e mërgatës" do të mbahen prej 27 deri më 31 korrik. Gjatë ditës do të jenë më shumë se tri aktivitete.
Për të tretën herë më rradhë , Komuna e Ferizajt ka organizuar “Ditët e mërgatës"