Në këtë takim janë diskutuar çështje të rëndësishme të cilat janë në interes të Komunës së Ferizajt.
Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ishte kënaqësi shumë e madhe që priti në këtë takimin kolonelin amerikan.
“Në këtë takim biseduam çështje shumë të rëndësishme që lidhen edhe me aktivitete, por edhe me programin tonë qeverisës të Komunës së Ferizajt. Në këtë takim biseduam po ashtu edhe për sferën e sigurisë, ku u vlerësua se çështja e sigurisë është e qetë dhe stabile”, ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se bashkëpunimi nuk do të mungojë edhe në të ardhmen më KFOR-in amerikan, por edhe me zyrën ndërlidhëse të KFOR-it LMT.
“Natyrisht unë shpreha edhe falënderim të madh për KFOR-in amerikan për gjithçka që ka bërë për qytetarët ferizajas, dhe për atë që po bënë në vazhdimësi”, tha Svarqa.
Nga ana tjetër koloneli Charles Hensley, komandant i KFOR-it amerikan, është shprehur tejet i kënaqur me këtë takim i cili u vlerësua si jashtëzakonisht i suksesshëm.
“Unë së bashku me ushtarët e mijë jemi këtu që dy muaj në Ferizaj, për ushtarët tanë dhe për mua është një eksperiencë shumë e mirë bashkëpunimi që kemi me Komunën por edhe me Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, nënkolonel Gazmend Hoxha.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, këtë të hënë ka pritur në një takim, komandantin e KFOR-it amerikan në Bonstill, kolonelin Charles Hensley.