
Nga ana tjetër edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Ibrahim Hyseni, ka theksuar se tashmë të gjitha rrugët janë të qarkullueshme, përveç asaj të fshatit Burrnik që po bëhen përpjekje maksimale që të lirohet. “Kemi pa që vërtet shumica e rrugëve janë të kalueshme dhe nuk kemi pasur ndonjë kërkesë të veçantë. Mund të them se të gjitha rrugët për në fshatra janë të qarkullueshme, përveç rrugës së fshatit Burrnik, ku kemi tentuar edhe dje me përfaqësuesit e KFOR-it grek që të lirojmë atë rrugë, mirëpo ata nuk kanë arritur të zhbllokojnë, ndërsa sot ndërmarrja “Pastërtia” ka marr një aksion edhe me eskavator e vet dhe me fuqitë e veta që të bëjë përpjekje që të lirohet “, tha drejtori Hyseni.
Në këtë konferencë për gazetarë edhe vlerësuar lart edhe kontributi i të gjithëve që kanë bërë gjithçka për të ndihmuar familjet e shumta në komunën e Ferizajt.
Në bazë të dhënave që tashmë janë nga terreni dhe mbi bazën e gjendjes faktike të krejt angazhimit që ka pasur këtë javë Komiteti për Gatishmëri Emergjente, shihet se situatë e rëndë pas të reshurave të fundit është përmirësuar dukshëm.