Ky program i ri që ka filluar së implementuari është njëri ndër programet që i plotëson kriteret për liberalizim të vizave, program ky i rekomanduar edhe nga Bashkimi Evropian, prandaj edhe Komuna e Ferizajt, ka filluar së implementuari.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Administratës dhe Personelit, ky program në Komunën tonë është duke pasur rrjedhe normale pavarësisht vështërsive që mund të paraqiten tek qytetarët, por edhe tek stafi punës në sektorin e Gjendjes Civile.
“Një program që vërehet se do të ketë një efikasitet edhe pse fillimisht ka vështërsitë e veta. Unë kisha dashur të njoftojë qytetarë që secili person duhet t’i verifikojë edhe një herë të dhënat e tyre në zyrën e vet të Gjendjes civile, aty ku janë librat amë të gjendjes civile, pastaj që të bëhet edhe një herë konfirmimi i këtyre të dhënave e pastaj me këto lehtësira që do të krijohen, qytetari i komunës sonë apo në përgjithësi mund të pajiset me dokumentacion të gjendjes civile në të gjitha zyrat e gjendjes civile në gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë Zhinipotoku.
Zyrtarët kanë thënë se ky proces i ka munguar edhe komunës sonë, duke shtuar se përmes kësaj bëhet edhe një herë unifikimi i të gjitha të dhënave për secilin qytetarë.
“Meqenëse kemi pasur periudha, por edhe raste kur kanë munguar edhe librat e gjendjes civile përmes këtij projekti do të bëhet edhe një herë unifikimi i të gjitha të dhënave të gjendjes civile në një databazë të përgjithshëm ku pastaj do të rigjenerohen të dhënat e tyre, ku qytetarët tanë do të marrin shërbime shumë më cilësore, pavarësisht vendit, apo zyrës të cilës do t’i adresohen”tha drejtori Zhinipotoku.
Është bërë e ditur se përmes këtij programi do të lëshohen disa dokumentacione të gjendjes civile.
“Është certifikata e lindjes e cila lëshohet vetëm për të porsalindurit e në atë moment do t’i lëshohet edhe numri personal i atij fëmiju. Ndërsa të tjerët të cilët kanë qenë të regjistruar me vonë ata do të pajisen më draft të gjendjes civile një gjë e cila do t’i zëvendësoj në të njëjtën kohë edhe certifikatën e lindjes, shtetësinë edhe vendbanimin. Është një proces i cili ka të bëjë me sigurimin e të dhënave të gjendjes civile projekt ky i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka potencuar Zhinipotoku.
I pari i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Ferizaj, Vesel Zhinipotoku, i ka bërë thirrje qytetarëve që edhe një herë të bëjnë verifikimin e të dhënave të tyre.
“Verifikimin e të dhënave bëhet në bazë të atyre që posedon zyra qendrore dhe një verifikimi tjetër bëhet nga zyrtarët e gjendjes civile këtu në Ferizaj”, ka pohuar Zhinipotoku.
Është bërë e ditur se lidhja e kurorës tash e tutje do të bëhet përmes dokumentacionit të kërkuar, por një gjë e tillë do të bëhet edhe përmes një njoftimi 5 ditor.
“Do të bëhet si shpallje publike që XX personi do të martohet dhe nëse ka ndonjë kundërshtim nga qytetarët ka mundësi të anulohet ajo kurorë”, ka përfunduar Zhinipotoku.
Edhe në Komunën e Ferizajt, ka filluar së implementuari programi i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht nga Agjencioni për Regjistrim, në sektorin e Gjendjes Civile.