
Ndërsa, sa i përket kualitetit të punëve në rrugën “Enver Topalli”, zyrtarët komunalë shprehen se çdo lëshim i mundshëm do të eliminohet me finalizimin e punëve në këtë rrugë. “Në atë rrugë, çdo lëshim eventual që është do të evitohet me rastin e përfundimit të punimeve. Trotuaret me kubëza edhe janë deformuar, por do të kemi kohë deri në vitin e ardhshëm që t’i përmirësojmë të gjitha ato”, ka thënë Ferizi.
Edhe sa i përket rregullimit të kanalizimeve si në zonat urbane ashtu edhe në rrethinë të Ferizajt gati se të gjitha projektet kanë përfunduar ,me përjashtim të dy sosh që janë në realizim e sipër e që priten të kryhen brenda vitit. “Kanalizimet janë kryer në përgjithësi dhe ka mbetur vetëm në disa pjesë të vogla. Vetëm dy projekte të kanalizimit do të kalojnë për vitin tjetër, njëri në fshatin rakaj që është projekt dy vjeçar dhe një në fshatin Greme i cili ndoshta do të përfundon edhe këtë vit, por mund të dal edhe në vitin tjetër, por edhe ujësjellësi në Neredime do të kalon vitin tjetër”, ka thënë Ferizi.
Ndryshe,zyrtarët kanë konkluduar se nga planifikimet e parapara për implementimin e projekteve infrastruturore ato deri më tash janë kryer në shkallë 90%,derisa 10 % i mbetur pritet të realizohet nëse premtojnë kushtet atmosferike.
Nga planifikimet e parapara për implementimin e projekteve infrastruturore ato deri më tash janë kryer në shkallë 90%,për qind, përderisa 10 përqindshi i mbetur pritet të realizohet nëse premtojnë kushtet atmosferike.