
Në anën tjetër disa nga qytetarët pjesëmarrës në këtë debat kanë dhënë edhe vërejtjet e tyre, duku theksuar se nuk lejojnë vendosjen e xhamisë në lagjen e tyre.”Ne kundërshtojmë ndërtimin e xhamisë, në atë pjesë më mirë të rregullohet ndonjë ambulantë, apo çerdhe se sa xhamia, se nuk ka shumë njerëz që e vizitojnë xhaminë dhe se xhamia në lagjen "Hasan Prishtina" është shumë afër laxhes tonë ”, ka thënë Ruzhdi Azemi, banorë i asaj lagjeje.
Por, ka pasur edhe të atillë që kanë thënë se ndërtimi i një xhamie është e nevojshme në këtë pjesë të qytetit.”Këta po kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë, se nuk e din se sa ka xhemat dhe se sa njerëz e vizitojnë”, ka thënë njëri nga qytetarët pjesëmarrës në këtë takim.
Në fund të këtij debati u dakordua që tash për tash të pezullohet kërkesa e Bashkësisë Islame deri në mbajtën e debatit të ardhshëm me qytetarët e kësaj zone dhe bashkërisht të vendosim për lokacionin e duhur për ndërtimin e xhamisë.
Këtë të hënë është mbajtur debati me banorët e zonës së 7 urbane (zona e ngusht e cila kufizohet me rrugët : “Zejnullah Zejna”, “Luigj Gurakuqi”, “Tetova” si dhe rruga “Melihate Ajeti”).