Ky projekt është i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës dhe komunës së Ferizajt, ndërkaq e implementon organizata IOM.
Në kuadër të këtij projekti, parashihet rregullimi i rrethojës, rregullimi i oborrit të varrezave, do të ketë shtigje për këmbësore si dhe vendosja e një pllatoje në oborrin e varrezave.
Kryetari i komunës së Ferizajt,Muharrem Svarqa, të martën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më organizatën IOM, për rregullimin e varrezave të fshatit Dubravë, fshat ky i banuar me komunitetin ashkali.