
Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Buxhet, Mustafë Grainca theksoi se para miratimit të buxhetit, që pritet të bëhet kah fundi i këtij muaji, është e nevojshme finalizimi i listës së investimeve kapitale me qëllim të inkorporimit të saj në kornizën buxhetore.
Drejtori, Grainca ka shtuar se buxheti i komunës për vitin 2011 do të jetë 16.700 000 euro, ku nga ky total vetëm për investime kapitale do të ndahen 6.300 000 euro
“Kjo shumë e buxhetit do të shkoj në tri fusha, në arsim 900 000 euro, shëndetësi 200 000 euro dhe në projektet infrastrukturore 5.200 000 euro” tha Grainca.
Në anën tjetër edhe Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim, Ardian Ferizi, ka vënë në dukje se tanimë ekziston një listë me prioritete, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që ta kryejnë obligimin e participimit, ngase sipas tij, në konsideratë do të merren ato projekte që e kanë kryer këtë obligim financiar.
“Kemi kërkuar nga qytetarët që të participojnë për projekte me qëllim që ato edhe t’i fusim në listën e projekteve për vitin e ardhshëm”, tha Ferizi.
Nga debati që rrodhi qytetarët adresuan shumë pyetje që kishin të bënin kryesisht me projekte infrastrukturore siç ishin asaflatimet e rrugëve, kanalizimet, ujësjellësit, projektet shëndetësore, arsimore, etj.
Ndërkaq zyrtarët komunal edhe njëherë ripërsëritën se buxheti është i kufizuar për mbulimin e të gjitha kërkesave ,duke shpjeguar se prioritet do t’u jepet atyre që janë me prioritet.
“Nëse kemi mundësi buxhetore do t’i bëjmë, e nëse jo, do t’i prolongojmë”, u tha qytetarëve drejtori, Ferizi
Normal
0
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;}
Komuna e Ferizajt për të dytën herë gjatë këtij vit ka mbajtur degjimin publik me qytetarë me qëllim të finalizimit të projekteve kapitale që do të jenë pjesë e buxhetit për vitin e ardhshëm. Mirëpo ky debat ka nxjerr në shesh kërkesa të shumta për investime në pjesë të ndryshme të komunës, ndërsa edhe njëherë u tha se buxheti jo edhe aq i madh do t’i favorizoj ato projekte që janë më të rëndësishme.