Në kuadër të ditëve të mundësive profesionale, personat me aftësi të kufizuara të shoqatës”Hendifer”, kanë zënë vendet e tyre të punës për një ditë në Komunën e Ferizajt. Mirëseradhje atyre u ka dëshiruar kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, duke theksuar se kjo është një ditë e mirë që të shihet nga afër edhe puna e tyre.”Ky është viti i gjashtë që është bërë tradicionale për personat me aftësi të kufizuara, por është edhe ditë faktikisht e mundësive profesionale, për të sprovuar aftësitë e tyre dhe unë nuk e shoh që vërtetë kanë mundësi që edhe këta të jene sikurse të tjerët të integruar në shoqëri”, ka thënë kryetari Xhemaili, ndërsa ka shtuar se sigurisht se kjo ditë do të jetë me fat që edhe këta persona të gjejnë punë të përhershme dhe jo një ditore.”Unë postin tim sot ja dorëzova Shukrije Mulakut, që ajo të jetë kryetari një ditore dhe të sheh nga afër edhe punët dhe përgjegjësistë që ka kryetari”, është shprehur Xhemaili.
Kurse, Shukrije Mulaku kryetare një ditore është shprehur mjaft e priviligjuar që për të tretën herë me rradhë të jetë kryetare e Ferizajt.”Është obligim shumë i madh që të jesh kryetare e komunës së Ferizajt, njëhkosisht edhe përgjegjësia ndaj populates është shumë e madhe.Unë po ndihem shumë mirë këtë ditë pune, por ëndrra ime mbetet që të jem gazetare”, ka thënë kryetarja një ditore Shukrije Mulaku.
Ndërsa menaxherja e “Hendiferit” në Ferizaj, Fazile Bungu, ka theksuar se kjo ditë ka një rëndësi shumë të madhe për të gjithë personat me nevoja të veçanta.”Ne në Ferizaj e bëjmë që gjashtë vite këtë fushatë, në baza vullnetare dhe kjo ka rezultuar me rezultata të mira, ku për gjashtë vite 24 persona kanë arritur të punësohen kryesisht kanë mbetur në bizneset private dhe më rëndësi ata janë shumë të kënaqur dhe po japin një kontribut për shoqërinë”, tha Bungu.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme vetëm në Komunën e Ferizajt, për punë një ditore janë punësuar 30 veta të cilët do të kenë nga një meditje prej 10 eurove.
Në ditën e mundësive profesionale, rreth 30 persona me nevoja të veçanta për një ditë do të kryejnë punë të ndryshme në administratën komunale të Ferizajt.