
Drejtues të Drejtorisë Komunale të Administratës dhe Personelit në Ferizaj, po ashtu kanë bërë të ditur se regjistrime në librin amzë gjatë këtij viti janë bërë 2292 regjistrime. Drejtori i kësaj drejtorie ka theksuar faktin se edhe këtë vit ka pasur kërkesa për humbje të shtetësisë, si dhe fitimin e saj. “Përderisa në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kemi pasur 22 kërkesa për humbje të shtetësisë së Republikës së Kosovës, këtë vit kemi vetëm 14 kërkesa të tilla, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur 5 kërkesa për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq deri më sot kemi vetëm 2 kërkesa të tilla”, ka potencuar këtë fakt numri një i Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku.
Në sektorin e gjendjes civile në Ferizaj, janë lëshuar certifikata edhe për lindje, martesa dhe vdekje jaht Kosovës.” Gjithsej një vit më parë në përdhunë janar-shkurt janë certifikata të tilla 131, ndërsa këtë vit ky numër është në rritje ku është 501”, tha Zhinipotoku.
Sektori i gjendjes civile në Ferizaj, tashmë është i pajisur edhe me certifikata të lindjes, për dallim nga viti i kaluar që kishte probleme të këtij lloji. Ndryshe është bërë e ditur se certifikatat e lindjes, të vdekjes dhe ato të martesës tanimë në bazë të ligjit do të jenë të paafatizuara. Drejtues të Administratës dhe Personelit në Ferizaj u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët posedojnë certifikata të lindjes pas datës 27 shtator të vitit 2007 edhe ato janë valide dhe vlejnë për të gjithë.
Ne sektorin e gjendjes civile në Ferizajt, gjatë periudhës janar- shkurt janë lëshuar rreth 9858 certifikata të ndryshme.