Qytetarë në nevojë të komunës së Ferizajt edhe në muajin nëntor të këtij viti kanë mbushur listat, duke kërkuar kështu asistencë mujore sociale në Qendrën për punë dhe mirëqenie sociale në Ferizaj, duke tejkaluar numrin 1 mijë. Këtë e pohojnë edhe zyrtarët e kësaj Qendreje. Mërgim Sojeva,udhëheqës i Skemës së Asistencës sociale në këtë qendër thotë se nga 1 mijë e 242 raste sa janë bërë shfrytëzues të ndihmës sociale ,18 nga to kishin raste të reja.
Ai tha edhe krahas angazhimit të lartë të punëtorëve të kësaj qendreje, aktualisht po hasin në vështirësi lidhur me verifikimin e rasteve që aplikojnë për ndihmë sociale duke ditur se posedojnë vetëm një automjet.
Por,në anën tjetër ,Mërgim Sojeva, zyrtar në Qendrën për Mirëqenie Sociale thotë se shumë nga qytetarët nuk i përfillin kriteret bazë, mirëpo ata si zyrtarë nuk mund t’ua ndalojnë aplikimin,edhe pse ata e dinë që aplikuesit nuk mund të jenë përfitues pa plotësuar kriteret e kërkuara.
Ndërsa ,si gjithmonë të drejtë aplikimi kanë të gjitha nacionalitetet që jetojnë në këtë komunë,thonë autoritetet.
Ndërkohë,që stina e dimrit edhe nga zyrtarët u tha të jetë e zymtë sa i përket punës së krahut ,që në shumicën e rasteve e bëjnë kryefamiljarë të familjeve që kërkojnë përkujdesje institucionale ,edhe ky muaj ka nisur me kërkesa të shumta të qytetarëve për të qenë përfitues i assistencës sociale.
Të drejtë aplikimi për ndihmë kanë të gjitha nacionalitete që jetojnë në komunë e Ferizajt.