Opinionet e tyre lidhur me realizimin e kërkesave të tyre përbrenda këtij sektori ishin kryesisht pa vërejtje dhe të kënaqshme ,por kishte edhe të tilla që komuna nuk po ua realizon shërbimet ashtu siç duhet, duke përmendur disa vonesa dhe endje nga një qendër në tjetrën për finalizimin e një dokumenti.”Unë që katër herë vi për një certifikatë të lindjës. Sa më thojnë shko në Gaqkë sa këtu, unë spo di se ka me majt. Unë gjithmonë dokumentet këtu i kam rregullu jo në fshat”, është shprehur Ismet Ibishi , qytetarë nga komuna e Ferizajt. Nga ana tjetër Mustafë Beqaj, qytetarë nga Ferizaj , thotë se është tejet i kënaqur me shërbimet që ka sektori i ofiqarisë. “ Shumë shpejt e kam nxjerrë një certifikatë për djalin,janë sjell shumë korrekt ”, është shprehur Beqaj. Ndërsa , Vesel Zhinipotoku, drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Ferizaj ,tha se gjendja në këtë sektor aktualisht po zhvillohet sipas të gjitha parashikimeve, ku hyn këtu edhe mundësia e fluksit të qytetarëve. Lidhur me disa ankesa të qytetarëve , Zhinipotoku tha se palët shpeshherë po adresojnë kërkesat në vendin jo të duhur.” Është e vërtetë se ka ndonjëherë , ndonjë qytetarë që nuk është i kënaqur aty për aty, me ndonjë shërbim , mirëpo gjithmonë nga zyrtarët ose nga ne e përcjellim më shumë përgjegjësi atë problem, por ka shpesh here palë që nuk e adresojnë edhe kërkesën në vendin e duhur”, ka thënë Zhinipotoku.
Zyrtarë të Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Ferizaj po ashtu nënvizuan se kërkesat e qytetarëve po realizohen brenda 8 orësh,për të shtuar se në rast të paraqitjes së nevojave në këtë sektor do të ketë edhe orar shtesë të punës. Autoritetet komunale edhe një herë përsëriten se Certifikatat e lindjes ,të vdekjes dhe ato të martesës tanimë në bazë të ligjit do të jenë të paafatizuara,duke thënë se ata që kanë nxjerrë njëherë këto certifikata nuk kanë më nevojë t’u drejtohen sporteleve të Sektorit të Gjendjes Civile për ta nxjerrë këtë dokument,duke ditur se kjo është vendosur me ligjin përkatës.
Këtyre ditëve në Sektorin e Gjendjes civile në Ferizaj janë ngritur në një masë kërkesat e qytetarëve të cilët aplikojnë për nxerrjen e certifikatave të ndryshme, mbase edhe me ardhjen e bashkëatdhetarëve nga shtetet e ndryshme përendimore.