Procesi i riatdhesimit dhe riintegrimit i personave të riadresuar është kriter shtesë i cili i është vënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.Sipas ministrës për integrime evropiane Vlora Çitaku, duhet të përmbushen të gjitha kriteret dhe të gjitha detyrimet që i kanë si institucione. “Jam shumë e kënaqur me punën që është bërë në Komunën e Ferizajt. E njoftova kryetarin edhe për mundësinë që ka Komuna e Ferizajt për të përfituar nga fondi i qeverisë për riintegrim”, ka thënë Çitaku, duke bërë të ditur se ai fond është 3.5 milion euro, i cili fond në këtë vit është shpenzuar shumë pak.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, e ka noftuar nga afër ministrën Çitaku se Ferizaj kanë bërë përgatitjet për një gjë të tillë dhe se prej dhjetorit e deri më tani janë lajmëruar që kanë ardhur 44 qytetarë nga komuna jonë, ku nga ta, 2 kërkuan ndihma në aspektin ekonomik dhe atë të strehimit, 14 të tjerë kanë ardhur dhe janë lajmëruar por nuk kishin ndonjë kërkesë, ndërsa 17 të tjerë nuk janë paraqitur fare. “Ne kemi ekipin për pranimin e tyre dhe personin përgjegjës për këtë, por në fakt edhe të gjithë drejtorët e kanë obligim që në resorët përkatës t’i kryejnë këto punë”, ka thënë Xhemaili, duke bërë të ditur se do të bëjnë edhe një projekt kur do të jetë fluksi më i madh i të riatdhesuarve, se si të përballohet. “E them me plot bindje, se Ferizaj ka kapacitete, ka mundësi që t’i pret gjith ata që kthehen”, ka thënë Xhemaili.
Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se shtetasve të Kosovës, tanimë nuk u pranohet azili në asnjë shtet të Bashkimit Evropian dhe sipas Çitakut qytetarët e Kosovës, nuk duhet të jenë pre e rrjeteve të ndryshme kriminale të cilët po përfitojnë financiarisht nga shtetasit e Kosovës me premtime të rrejshme, se atyre do tu rregullohet statusi në vendet e BE-së. “Këtë çështje e kam ngritur në një takim të veçantë që kamë masur me shefin e Policisë së Kosovës, me shefin e EULEX-it dhe me ministrin e brendshëm, se këtu kemi të bëjmë me rrjete kriminale rajonale dhe ndërkombëtare, sepse këta shtetas nuk po udhëtojnë me avionë drejt shteteve të BE-së, por me autobus në mënyrë të organizuar”, ka thënë Çitaku.Ndryshe, u bë e ditur se nuk bëhet fjalë për kthim masovik dhe të menjëhershëm, por bëhet fjalë për kthim gradual, bazuar në kapacitetet absorbuese të Kosovës dhe se do të kthehen vetëm ata persona statusi i të cilëve nuk është i rregulluar.Pas shpalljes së pavarësisë, shtetasve të Kosovës, nuk u pranohet me azili dhe ata që kanë shkuar pas shpalljes së pavarësisë do të kthehen.
Ministrja për integrime evropiane, Vlora Çitaku në vazhdën e takimeve të saja nëpër komuna, të martën vizitoi edhe Komunën e Ferizajt