Festa e Vitit të Ri për familjen 9 anëtarëshe të Selman Kabashit nga Talinoci i Muhaxhirëve, ka pasur një kuptim tjetër se sa që kishte më parë. Kjo familje është bërë me strehë, falë një donacioni të komunës së Ferizajt, e cila është zotuar se edhe më tej do të mbështes kategoritë e dala nga lufta, ashtu siç mbështet familjen e dëshmorit Muhamet Kabashi. Kjo familje, deri më tani kishte bërë jetë në kushte të vështira, në një shtëpi të vjetër, pa kushte elementare, shtëpi e cila nuk ishte e tyre.
Kryefamiljari, Selman Kabashi, as në ceremoninë e përurimit nuk e fshehte faktin se ai dhe familja e tij prej pas luftës kishin jetuar siç kishin mundur.
"Deri më tani kemi jetuar si kemi mundur. Së fundi kemi jetuar në shtëpinë e vëllait që jeton dhe punon jashtë shtetit. Jam i kënaqur që më në fund u bëmë me kulm mbi kokë. Shtëpinë gjatë luftës na e kallën, ndërsa djali më ra dëshmorë i UÇK-së. Kemi jetu në kushte shumë të rënda" tha Kabashi.
Kjo familje meritat për këtë vepër solidare ia atribuon kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemailit, duke thënë se falë tij, kjo familje do të bëjë një jetë më të mirë.
"Ishalla Zoti e ndihmon se unë vështirë se mundem t’ia kthej këtë të mirë kryetarit. Nuk është gjë e vogël që një familje 9-anëtareshe ta nxjerr nga gjendja e pashpresë dhe ta bëj me shtëpi " ka thënë Kabashi.
Nga ana tjetër, kreu i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se ka bërë atë që është dashur të bëhet për këtë familje, e cila birin e saj ia fali atdheut.
Nga ana tjetër, kreu i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se ka bërë atë që është dashur të bëhet për këtë familje, e cila birin e saj ia fali atdheut.
"Ne kemi bërë atë që është dashur ta bëjmë për familjen e dëshmorit. Kemi renovuar në mënyrë gjenerale këtë shtëpi, të cilën e kishte filluar qysh para luftës, ndërkaq si e tillë ka mbetur deri më sot" ka thënë Xhemaili, për të shtuar se komuna e Ferizajt gjatë këtij viti do të bëjë përpjekje maksimale, që të gjitha kategoritë e dala prej luftës do t’i ndihmojë në forma të ndryshme.
"Në këtë vit të ri që sapo kemi hyrë, komuna e Ferizajt do të bëjë çmos që për çdo familje të dëshmorëve te ketë hapësira të mjaftueshme, të dinjetetshme për të jetuar, sepse ata kanë bërë çdo gjë për ne. Çka do që ne bëjmë, është e pakët. Në do të bëjmë përpjekje si staf dhe qeveri lokale, që këtë çështje ta zgjidhimin një herë e përgjithmonë edhe për familjet e dëshmorëve, për veteranët, invalidët e kategorisë së rëndë dhe ish të burgosurit poltikë" ka thënë i pari i qytetit të Ferizajt, Bajrush Xhemaili .
Ndryshe, në komunën e Ferizajt, ka edhe shumë familje të tjera që jetojnë në kushte të rënda. Deri më tani një ndihmë të pakursyer për ndërtimin e shtëpive për njerëzit e pastrehë ka dhënë edhe Shoqata Humanitare "Feniks" e Ferizajt, e cila vetëm gjatë vitit që e lamë pas, ka ndërtuar mbi 20 shtëpi.