Në këtë takim është vlerësuar tejet lartë investimet që janë bërë në fushën e arsimit. Ndërsa Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast ka falënderuar ministrin Ramë Buja për mbështetjen e dhënë Komunës së Ferizajt.
“Po ashtu dua ta falënderojë ministrin Buja edhe për atë, se na sigurojë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në projekte të caktuara për Komunën e Ferizajt, në drejtim të atyre ambicieve që janë në Komunën e Ferizajt, në favor gjithmonë të ngritjes së mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka thënë Aliu.
Nga ana tjetër Ministri i Arsimit, Ramë Buja ka thënë se qytetit të Ferizajt në fillim të shtatorit do t’i shtohen edhe dy shkolla të reja siç është Qendra e Kompetencës dhe shkolla e mesme ekonomike.
“ Ndryshimi në Komunën e Ferizajt është evident, dhe kjo na bënë të kurajshëm dhe të kemi bindje që këtu është bërë një menaxhim i mirë në të gjitha sferat e arsimit”, ka nënvizuar Buja.
Ky takim ishte i parë në mes Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut dhe Ministrit të Arsimit, Ramë Buja.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Ramë Bujën, zv. ministrin Nehat Mustafa si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të kësaj ministrie.