Komisioni për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në takimin e fundit shqyrtoi draftin final të fletë aplikacionit për marrjen në shfrytëzim të pronë komunale nga qytetarët dhe afaristët e interesuar i cili dokument në vetë përmban kushtet dhe kriteret e nevojshme të cilat duhet të përmbushen nga të interesuarit për marrjen në shfrytëzim të pronës së komunës.
Kryetari i këtij komisioni Mustafë Grainca njëherësh drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit në Ferizaj, në këtë takim ka sqaruar detaje rreth këtij dokumenti të cilat një zëri u pajtuan edhe anëtarët e tjerë të komisionit, por që u dakordua që para se të publikohet në ueb faqen e komunës ky fletaplikacion të bëhet edhe një shqyrtim, duku marrë për bazë edhe planin zhvillimor të komunës, për të përcaktuar qartë zonat industriale si dhe profilet ekonomike të cilat do të koncentrohen në këtë zonë.
Komisioni për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale ka mbajtur takimin e fundit.