
“Duke pasur parasysh që në kuadër të DAP, sektori i gjendjes civile është më i frekuentuari nga qytetaret dhe si rezultat i këtij angazhimi kemi arritur që të shqyrtojmë të gjitha kërkesat e qytetareve dhe si rezultat i kësaj kemi 94306 dokumente të lëshuar nga ky sektor ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rreth 15% më shume”, ka thënë drejtori Hyseni.
Ai tha se gjatë këtij viti ka arritur të funksionalizojnë edhe zyret e reja të gjendjes civile në Fshatin e Vjeter dhe në fshatin Gaçkë ku është realizuar e gjithë infrastrukturën përcjellëse si dhe rrethoja e tyre.
“Edhe në fshatin Nerodime është duke u punuar në ndërtimin e zyrës së gjendjes civile me qëllim që të krijojmë kushte sa më të mira për banoret e këtyre lokaliteteve”, është shprehur Hyseni.
U bë e ditur se gjatë këtij viti Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, është treguar efikase edhe në menagjimin e parasë publike duke arritur qe të ule edhe shpenzimet operative të administratës komunale, siç janë edhe derivatet e makinave.
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme (DAP), në kompetencat që, ka për ofrimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për administratën komunale dhe për ofrimin e shërbimeve për qytetarë, gjatë këtij viti ka arritur të realizoj të gjitha punët dhe objektivat e saj në të gjitha sektorët e kësaj drejtorie.