Në mbshtetje të nenit 5 pika d të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L -068, Neni 2 pika1,3 dhe neni 3 pika 1-4 të Udhëzimit Administrativ nr. 3/2009 të MASHT-it, Lidhur me procedurat e zgjedhjes së drejtorit të institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese. Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj shpall:
K O N K U R S
Për vende të lira të punës:
1. Drejtor në shkollën fillore e mesme e ulët “ Vezir Jashari” në Ferizaj,
2. Zëvendës drejtor në shkollën e mesme Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
Kushtet: Për vendin e punës për drejtor dhe zëvendës drejtor në institucione të arsimit parafillor, fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, kandidatët duhet t`i plotësojnë këto kushte:
-Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
-Të kenë të kryer njërin nga fakultetet përkatëse të licencuara të Universitetit të Prishtinës ose të fakulteteve private të akredituara dhe të licencuara nga MASHT,
-Të kenë më së paku 3 vjet përvojë pune në arsim.
Kandidatët të cilët aplikojnë, duhet t`i sjellin këto dokumenta:
1. Çertifikatën e lindjes
2. Diplomën e fakultetit të kryer
3. Dëshmin për përvojën e punës
4. CV-n sipas modelit të MASHT-it
5. Rekomandimin nga një person apo institucion public- kredibil
6. Programin zhvillimor të institucioneve edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (më së shumti 5 faqe tekst me 30 rreshta të letrës të formatit A-4).
7. Çertifikatat e trajnimeve të zhvilluara
8. Çertifikatën shëndetësore nga institucioni publik me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore.
Detyrat e punës për drejtor: Të planifikoj, organizoj dhe mbikqyrë punët e përgjithshme dhe aktivitetet lidhur me udhëheqjen e institucionit arsimor.
Kujdeset me përgjegjësi për përfshirjen dhe vijimin e të gjithë nxënësve në shkollë, duke krijuar siguri dhe mirëqenje për të gjithë nxënësit dhe personelin e shkollës.
Në bashkpunim me DKA parashtron kërkesat dhe menaxhon me përgjegjësi buxhetin e shkollës dhe raporton drejtorit të DKA-së.
Paraqetë nevojën për arsimtar dhe personlel tjetër të shkollës, dhe merr pjesë në komision me të drejtë vote me rastin e intervistimit
Bashkpunon me Këshillin e shkollës, Këshillin e prindërve dhe me të gjthë komunitetet që janë me interes për shkollën.
Është përgjegjës për organizimin e procesit mësimor, hartimin e planit të punës, për vlerësimin dhe administrimin e përgjithshëm të shkollës.
Detyrat e punës së zv.drejtorit: – Ndihmon dhe këshillon drejtorin e shkollës në administrimin dhe ne realizimin e të gjitha aktiviteteve ne shkollë,
-Ndihmon në bashkrendimin e aktiviteteve profesionale të të gjithë arsimtarëve dhe personelit tjetër në shkollë,
– Ndihmon në përkujdesjen e mirëqenies dhe sigurisë në shkollë,
-Ndihmon në punën me prindër dhe me rrethin lidhur me profilimin dhe aktivitetet e shkollës,
-Mbanë orë mësimore kurdoherë që mungojnë arsimtarët,
-Në mungesë të drejtorit e zëvendëson atë me përgjegjësi të plotë,
-Kryen edhe punë tjera të caktuara nga drejtori i shkollës të cilit i përgjigjet.
Kandidatët e zgjedhur për drejtorë dhe zëvendës drejtor në institucione arsimore, kanë të drejtë të rizgjedhen në të njejtin institucion.
Periudha kohore e kontratës zgjatë katër (4) vjet.
Kërkesa për aplikim merren në zyrën e njësisë administrative të DKA-së në Ferizaj, çdo ditë pune.
Afati i konkursit është 15 ditë nga dita e publikimit në gazeta ditore.
DKA – Ferizaj.
Në mbshtetje të nenit 5 pika d të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L -068, Neni 2 pika1,3 dhe neni 3 pika 1-4 të Udhëzimit Administrativ nr. 3/2009 të MASHT-it, Lidhur me procedurat e zgjedhjes së drejtorit të institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese.Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj shpall:KONKURS