
Sektori i shëndetësisë në komunën e Ferizajt sot ka shpallur punëtorët më të dalluar në këtë fushë duke përmendur të arriturat dhe sfidat e vitit që po e lëmë pas. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale në komunën e Ferizajt Burim Karameta theksoi se rritja e numrit të punëtorëve dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore kanë qenë anët pozitive të këtij viti, por mungesa e barnave që e ka shoqëruar shëndetësinë ka qenë shumë sfiduese për mjekët dhe pacientët.