Shoqata e të burgosurve politikë – dega në Ferizaj, ka zgjedhur kryesinë e re. Pata kënaqësinë të prisja në zyrën time kryetarin e Shoqatës, z. Lumni Salihun anëtarët e kryesisë, z. Skënder Ferizi, z. Fatmir Vata, znj. Suzana Reshani Mustafa, z. Hazir Gashi, z. Abdullah Zymberi dhe z.Naim Sadiku, përbërjen drejtuese të saj, ku bashkëbiseduam mbi organizimet rreth 150 vjetorit të themelimit të qytetit, si dhe avancimin e bashkëpunimit tonë, duke vlerësuar sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës nga të burgosurit politikë.