Drejtoria komunale e Arsimit në Ferizaj ka filluar të bëjë shpërndarjen e teksteve mësimore për të gjitha shkollat e kësaj komune, pasi ato tashmë kanë arritur nga Ministria e Arsimit. Këtë e ka konfirmuar vet drejtori i arsimit Muhamet Halili, duke thënë se tekstet tashmë kanë arritur nga shtëpia botuese “Dugagjini”, ndërkaq shumë shpejt pritet të vini edhe nga shtëpia botuese “Libri shkollor”.
“Në bazë të kërkesë që kemi bërë ne si Drejtori, janë 300 mijë tituj të teksteve mësimore për nxënësit ferizajas”, ka thënë Halili.
Në Komunën e Ferizajt, janë 27 mijë nxënës, ndërkaq janë 38 shkolla fillore dhe 8 të mesme.
Ka arritur kontingjenti i parë me libra nga Ministria e Arsimit për shkollat e qytetit të Ferizajt.