
Arsye e takimit ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit përmes së cilës, Komuna e Ferizajt, përkatësisht shkolla “Tefik Çanga” do të jetë përfituese e donacionit, ku tek një numër klasësh do të pajisjen me teknologjinë më të lartë, që të pilotohet mësimi përmes pajisjeve digjitale, ekraneve që do të vendosen në këto klasë.
Falënderues për këtë donacion u shpreh udhëheqja e Komunës dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, të cilët thanë se me projekte të tilla, po ngritet standardi i mësimdhënies dhe mësimnxënies në Komunën e Ferizajt.