Qindra qytetarë kanë marrë pjesë këtë të martë në manifestimin përkujtmior kushtuar dëshmorit Rizah Matoshi i cili ra për të mos vdekur kurr me 3 prill të vitit 1981. Më këtë rast të pranishmit në emër të ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës, Besim Zymberi I ka përshëndetur Mustafë Grainca. Ai me këtë rast ka theksuar se sa herë që gjendemei në tubime të tilla përkujtuese për dëshmorët tanë ndihemi krenar për veprat sublime të tyre dhe në të njejtën kohë marrin frymëzim për të jetësuar dëshirat e tyre për një Kosovë, për një atdhe të zhvilluar e të përaparuar në të gjitha fushat e jetës.”Pra vepra e Rizah Matoshit dhe dëshmorëve të tjerë mundësoi që sot të gjithë të ndihemi mirë e posaqërisht nxënësit tanë të cilët po e jëtsojnë dëshirat e tyre për të përvetësuar sa më shumë dituri, komponentë e cila do të jetë gjithmonë në funksion të zhvillimit të shtetit tonë”, ka thënë Grainca.
Në këtë manifestim të pranishmit i ka përshendtur edhe drejtori I kësaj bahri Hasani.
Më këtë rast është bërë edhe zbilimi I bustit të dëshmorit Rizah Matoshi. Për të pranishmit ishte përgatitur edhe një program I pasur kulturo-arstitik.
Më këtë rast është shaplosur edhe busti i dëshmorit “Rizah Matoshi”.