
Shkolla fillore dhe mesme e ulët, “Astrit Bytyçi”, e ndërtuar vitin e kaluar, muaj më parë nga drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj, u emërua me emrin e dëshmorit “Astrit Bytyçi”. “E emëruam me këtë emrin e këtij dëshmori, sepse Astriti jetoi në këtë lagje, mësoi në këtë lagje. Ai ishte një shembull prej të cilit ju nxënës të nderuar duhet të mësoni. Astritit, veprat e tija i mbetën në gjysmë, vetëm që të na ndriçon rrugën neve”, ka thënë Xhemaili
Me këtë rast, Gafurr Bytyqi, babi i dëshmorit Astrit Bytyçi ka porositur të gjithë nxënësit që të mësojnë ashtu siç mësonte djali i tij. “I lus, që të mësojnë ashtu siç mësonte Astriti, të lexojnë shumë ashtu sikur Astriti, ta duan shkollën siç e donte Astriti, t’i duan studimet ashtu siç i donte ai, ta duan kombin, Ferizajn, Shqipërinë etnike”, ka thënë Bytyçi, duke i porositur nxënësit që t’i jetësojnë amanetet e të gjithë dëshmorëve.
Ju nxënës dhe ju kolektiv i nderuar sigurisht që jeni krenar që shkolla juaj mban emrin e dëshmorit ‘Astrit Bytyçi’, i cili me veprën, punën dhe luftën e tij ka treguar se si jetohet dhe se si luftohet për lirinë e atdheut”, ka thënë kryetari Ferizajt, z. Xhemaili.