Sonte, në ambientet e Galerisë së Arteve, u mbajt me shumë sukses Koncerti Recital i Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja”, duke sjellë para publikut një mbrëmje të veçantë artistike.
Nën interpretimin profesional të pedagogëve Rinor Aliu – piano dhe Milot Bytyçi – kitarë, publiku pati mundësinë të shijojë një program të përzgjedhur me kujdes, i cili u prit me duartrokitje të ngrohta dhe vlerësime të shumta. Interpretimet dëshmuan nivelin e lartë artistik, përkushtimin dhe seriozitetin që kultivohet në shkollën tonë.
Ky koncert ishte një tjetër dëshmi e punës së palodhur dhe profesionalizmit që karakterizon këte institucion.