Mirëprita drejtuesit, profesorët dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, bashkë me drejtuesit e Kryqit të Kuq në Ferizaj, të cilët në garën e organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës në tri nivele: komunal, rajonal dhe kombëtar për ndihmën e parë, zunë vendin e parë, duke u shpallur kampion i trefishtë që dëshmon për përgatitjen profesionale, përkushtimin dhe bashkëpunimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj në fushën e edukimit e veprimit për dhënien e ndihmës së parë.
Përgëzova pjesëmarrësit në garë, duke i ofruar gjithë mbështetjen tonë për këtë sukses që lartëson Ferizajn.