Shkolla e fshatit Mirash që bart emrin e akademikut Ali Hadri shënoi ditën e saj, me program të pasur shkollor-artistik, ku mes vargjeve, valleve e këngëve shkollarët i dhanë shkëlqim kësaj feste. Me përkulje nderuam edhe sakrificën sublime të Dëshmorit të Kombit, Astrit Bytyçi, gjersa shpreha falënderimin e vlerësimin për gjenerata të shumta të mësimdhënësve, veteranëve të arsimit që nuk janë më në mesin tonë, që me përkushtim trasuan suksesshëm rrugën e dijes për breza të shumtë.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Urime Dita e Shkollës!