Përfaqësuesja e grupit jo formal të grave në Ferizaj Lumnije Morina thotë se ky takim ka patur për qëllim shkëmbimin e eksperiencave me qëllim të funksionimit sa më të mirë të grupeve jo formale të grave.”Sot në Ferizaj, po mbahet një takim pune me komunat e Pejës dhe të Gjakovës, ato jo rasisht e kanë zgjedhur komunën e Ferizajt që të jenë prezente këtu, për arsye se grupi jo formal i grave të Komunës së Ferizajt është vlerësuar si njëri prej grupeve më funksionale dhe që ka shënuar suksese më së shumti në nivel regjioni. Grupet jo formale që janë formuar në Komunat e Kosovës, por edhe ato në formim e sipër mendoj që po realizojnë një qëllim promovimin e mundësive, për gratë që janë në vendimarrje”, ka thënë Morina.
Ndërsa , përfaqësusi i OSBEs-ë, Uluriche Biffar i cili ka mbështetur këtë takim , tha se qëllimi i misionit të OSBE-së është përkrahja e grupeve jo formale.”Nuk po falsim për një grup formal për një ose dy komuna, por po flasim për të ashtuquajturën një shtrirje si valë më e madhe, është iniciativw e Sehadetës e cila ka filluar së pari në Komunën e Gjilanit pastaj në këtë mënyrë është shtrirë edhe në komunat tjera si në Ferizajtha Biffer.
Është bërë e ditur se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmën.
Më qëllim të shkëmbimit të eksperiencave sot grupi jo formal i grave të Ferizaj, është takuar me grupet jo formale nga Peja e Gjakova.