Ecuria financiare e komunës së Ferizajt gjatë vitit që po e lëmë pas, është vlerësuar si e suksesshme të enjten nga drejtuesit e Drejtorisë për Ekonomi dhe Buxhet. Drejtori i kësaj drejtorie, Mustafë Grainca, në një konferencë për media, ka thënë se gjatë këtij viti plani vjetor i të hyrave është sjellur në kuoten e 3 131 468 eurove, apo shprehur në përqindje rreth 96.54%, që krahasuar me vitin paraprak 2009, është tejkaluar për rreth 1.95%.
"Është e rëndësishme të veçohet realizimi i të hyrave në njësinë e tatimit në pronë si njëra ndër të hyrat kryesore në kuadrin e të hyrave vetanake, kështu vlera e realizuar deri tani është 1 093204 euro, duke realizuar planin vjetor dhe tejkaluar atë për 0.2%, duke tejkaluar edhe vlerën e inkasuar gjatë viti fiskal 2009 për 4.84%" theksoi Grainca.
I pari i financave komunale, Mustafë Grainca, është shprehur lidhur me zërat tjerë të hyrave vetanake, duke thënë se është shënuar një efikasitet në realizimin e planit vjetor në shkallë të lartë, por duke përmendur edhe ngecje në disa zëra buxhetor.
Një aspekt të veçantë të ecurisë financiare, komuna i ka kushtuar edhe çështjes së shpenzimeve komunale. Drejtori Grainca ka shpjeguar se gjatë vitit 2010 është shënuar përqindje e lartë e shpenzimeve buxhetore nga të gjitha burimet e financimit.
"Buxheti i vitit 2010, me burim financimi nga granti qeveritar dhe të hyrat vetanake është shpenzuar në masën 93.98%, duke i përjashtuar mjetet e bartura nga viti 2009 si dhe donacionet, ndërsa tërësia e shpenzimeve përfshirë gjitha burimet e financimit përqindja arrin në 92.98%" tha Grainca
Siç shihet nga statistikat e prezantuara shpenzimet e mjeteve nga granti qeveritar janë realizuar në masën 99.75%, duke e arsyetuar faktin se është shënuar efikasitet i plotë në shpenzimin e mjeteve nga ky grant.
"Vlera e mbetjes buxhetore apo suficitit në të gjitha kategoritë buxhetore sillet rreth 32 650 euro" ka thënë Grainca.
Situatë paksa më ndryshe, qëndron me mjetet nga të hyrat vetanake. Sipas raportit të prezantuar shihet qartë se shkalla e përqindjes së shpenzimeve sillet në masën 67.57%, nga fakti se të gjitha mjetet e grumbulluara gjatë vitit fiskal nuk mund të shpenzohen të gjitha, sidomos të hyrat e dy muajve të fundit, të cilat për tu shpenzuar duhet të barten në vitin vijues fiskal."Mjetet e shpenzuara me fond burimor, ë hyrat e bartura u shpenzuan në masën 79.63%" potencoi Grainca.
Ndryshe, gjithashtu u bë e ditur se organizata komunale buxhetore ka shënuar edhe mungesën e mjeteve në disa kategori ekonomike në vlerë 560221 euro.
"Është e rëndësishme të veçohet realizimi i të hyrave në njësinë e tatimit në pronë si njëra ndër të hyrat kryesore në kuadrin e të hyrave vetanake, kështu vlera e realizuar deri tani është 1 093204 euro, duke realizuar planin vjetor dhe tejkaluar atë për 0.2%, duke tejkaluar edhe vlerën e inkasuar gjatë viti fiskal 2009 për 4.84%" theksoi Grainca.