
"Në sektorin e pronës gjatë këtij viti kemi pasur 266 kërkesa, në lëminë e uzurpimeve kemi arritur që 93 uzurpatorë t’i largojmë nga prona publike, në lëminë e shpronësime ka pasur 10 kërkesa prej tyre 6 janë të kryera dhe të tjerat janë procedim", ka thënë Azizi.
Duke raportuar për sektorin e gjeodezisë, drejtori Azizi, ka thënë se në këtë sektor kanë qenë afërsisht 200 lëndë të natyrave të ndryshme, ndërsa ka përmendur projektin e nisur në fund të vitit të kaluar i njohur si Kadaster MAP-i, i cili u mundëson qytetarëve që pas coptimit të pronës atë ta shohin në mënyrë vizuele në kompjuter.
"Kemi bërë edhe modernizimin e aparaturave gjeodezike, kemi filluar me një program që nënkupton futjen e të gjitha lëndëve në një skaner dhe mund t’i shohin qytetarët. Krejt këto janë transparente. Ne si drejtori gjatë këtyre dy viteve jemi shpallur si drejtori më e suksesshme në Kosovë, mu nga puna e mirë e bërë", ka thënë Azizi.
Për më tepër duke i referuar shërbimeve të kadastrit, drejtori Azizi, ka përmendur numrin e madh të lëndëve në këtë sektor gjatë vitit. Sipas tij vetëm fleta posedues ja lëshuar 4500 copë, 202 vlerësime për rastet sociale, 1531 bartje të pronave, masë e sigurisë 14 kërkesa, lirimi i masës së sigurisë 3, hipoteka 327, coptime 225.
"Në qeverisjen tonë , ne, kemi risi që certifikatat e pronës, kopjet e planit merren brenda ditës, kjo nuk ka qenë më parë.Kjo është bërë për qytetarët që të mos zvarriten", ka thënë Azizi.
Duke folur për problemet, i pari i kësaj drejtorie, Fatmir Azizi, ka folur për palujshmëritë dhe bartjen e tyre, që sipas tij vije si rezultat i neglizhencës së paleve për tu marr me këtë proces. Drejtori i DPGJK-së, Fatmir Azizi, ka thënë se epitetin e drejtorisë më të suksesshme ja ka dhënë Agjencioni Kadastral i Kosovës, mu nga puna e mirë që ka bërë stafi i kësaj drejtorie. Ai ka folur edhe për lirimin e 40 banesave të uzurpuara, për të cilat ka thënë se ato njëherë janë liruara por që disa prapë janë uzurpuar."Ne i kemi liruar ato, dhe shumë shpejtë ato do tu ndahen rasteve sociale nga një komision", ka thënë në fund Fatmir Azizi
Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, gjatë kësaj periudhe të vitit ka shënuar suksese në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ka thënë në konferencën e rregullt me gazetarë, i pari i kësaj drejtorie Fatmir Azizi.