Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosova, në Teatri i qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj është mbajtur një shfaqje teatrale e përgatitur nga nxënësit e ShFMU “Gjon Serreçi”.
Nxënësit kanë interpretuar pjesë artistike me tematikë atdhetare, duke sjellë momente emocionuese për të pranishmit. Përmes aktrimit, recitimeve dhe skenave simbolike, ata përcollën mesazhe për lirinë, sakrificën dhe dashurinë ndaj atdheut.
Aktiviteti u mirëprit nga prindër, mësimdhënës dhe qytetarë të shumtë, të cilët duartrokitën performancën dhe angazhimin e të rinjve në nder të kësaj date të rëndësishme historike. Këto aktivitete kulturore po vazhdojnë të pasurojnë programin festiv në qytet me rastin e 17 Shkurtit.