
Ajo bëri të ditur se të hyrat vetjake të Komunës kanë shënuar rritje për 14 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke e dhënë theksin në rritjen prej 17 për qind të arkëtimit të tatimit në pronë, i cili ka shënuar rekord gjatë korrikur, me një efikasitet prej 70.35 për qind më të lartë se një vit më parë.
Drejtoria e financave vlerëson se rritja e të hyrave vetjake, e sidomos e arkëtimit të tatimit në pronë lidhet me sensibilizimin e qytetarëve lidhur me skadimin më 3 shtator të Ligjit për faljen e borxheve ndaj institucioneve dhe kompanive publike. Ajo u ka bërë thirrje ferizajasve që ta shfrytëzojnë dyjavëshin e fundit për t’i shlyer borxhet e falura, ndryshe, pas këtij afati, ato do të kthehen sërish, bashkë me kamatat.
Gjatë korrikut, arkëtimi i tatimit në pronë në Komunën e Ferizajt ka qenëmbi 70 për qind më i lartë se në muajon e njëjtë të vitit të kaluar.