Tashmë siç edhe është bërë traditë, për çdo 20 shtator në Ferizaj, organizohet manifestimi i rregullt “Dita e Rinisë”, aktivitet i Departamentit të Rinisë së Ministrisë për KRS të Kosovës dhe drejtorive përkatëse nga Kosova. Dashurie Ahmeti, përgjegjëse e sektorit të Rinisë në Ferizaj, na tha se pas përgatitjeve të nevojshme, e në bashkëpunim edhe me organizata e OJQ të ndryshme të qytetit, kjo ditë edhe këtu po shënohet me një varg manifestimesh kulturore e sportive, siç është debate për temën “Evropianët e rinjë”, ekspozita në natyre, fotografi të qytetit, debat për trashëgiminë kulturore,orë letrare, shikimi i filmave të Bekim Fehmit, kurse edhe sivjet nuk munguan projektet bashk me shoqatat “Hendifer” e “Hendikos”, për kulturë e sport, siç ishte edhe takimi basketbollistik ndërmjet personave me aftësi të kufizuar në basketboll e aktivitete tjera , të shënuara për këtë ditë të rinisë.
Dashurie Ahmeti, përgjegjëse e sektorit të Rinisë në Ferizaj, na tha se pas përgatitjeve të nevojshme, e në bashkëpunim edhe me organizata e OJQ të ndryshme të qytetit, kjo ditë edhe këtu po shënohet me një varg manifestimesh kulturore e sportive, siç është debate për temën “Evropianët e rinjë”,