Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e organizatës Handikos Ferizaj, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, u mbajt një diskutim me temë qarkullimin pa pengesa të përdoruesve të karrocës, ku hapjen e këtij diskutimi e bëri Alma Jakupi – Koordinatore e projekteve në Handikos – Ferizaj, për të vijuar me fjalën e rastit nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, drejtori ekzekutiv i Handikos Ferizaj, Enver Kosumi si dhe Niman Hajdari – zëvendës i Avokatit të Popullit.
Në të diskutim ku mori pjesë edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini, asambleistë dhe qytetarë tjerë u theksuan punët dhe projektet e realizuara në funksion të qasjes dhe lëvizjes së lirë të përdoruesve të karrocës por edhe nevojat për investime tjera në këtë drejtim.