
Në anën tjetër edhe Ekrem Qorrolli nga Kryqi i kuq në Ferizaj tha se Kryqi i kuq në mesin e aktiviteteve të shumta që i organizon më kuadër të misionit të tij,sot në bashkëpunim me Institutin e shëndetit publik po realizojnë një aktivitet shëndetësor për nder të ditës së shëndetësisë.
Dita ndërkombëtare e shëndetit festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror
Edhe në Ferizaj është shënuar sot Dita ndërkombëtare e Shëndetësisë.