
"Mes nesh qëndron heroi, i cili si një abetare e hapur dhe e shkruar me gjak, na motivon në detyrim që prore të lexojmë çdo germë, çdo fjalë e çdo rresht të saj. Besim Rexhepi, emrin e të cilit me pitet e mban shkolla jonë, do t’u buzëqesh brezave të amshueshmërisë, për të mbetur gjithmonë shëmbëlltyra me kuptimplote e botëkuptimit për lirinë" ka thënë kreu komunal, Xhemaili.
Të pranishmëve me një fjalë rasti u është drejtuar edhe komandanti i Batalionit të katërt të Brigadës 138 "Agim Ramadani", Prenk Marashi, i cili ka evokuar kujtime nga koha e luftës dhe e bashkëveprimit të tij me dëshmorin Besim Rexhepi, për të cilin tha se që nga paraqitja e parë e tij në UÇK, tregoi se nuk kishte ardhur rastësisht, meqë ishte me tradita patriotike familjare dhe tek ai ishin ndezur shkëndija lirie me rënien e kushtrimit për luftë.
"Ishte i vogël për të automatiku që mbante, shprehte dëshirën që të luftonte me grykën e topit dhe kjo bëri që me vullnet të tij, të sistemohej në njësitë elite të kësaj brigade dhe të jap kontributin e tij. Ju shpreh konsiderata banorëve të Komogllavës dhe shkollës së fshatit që mban emrin e dëshmorit, i cili bëri që me sakrificën e tij të krenoheni sot" tha veterani i luftës, Prenk Marashi.
Gafurr Bytyqi, kryetar i SHFD-së të UÇK-së ka thënë se bijtë dhe bijat e këtij populli luftuan për të drejtat kombëtare, liri dhe demokraci, pasi që ishim të atakuar si komb dhe kjo luftë na ishte imponuar. Ai ka drejtuar një sërë akuzash ndaj gjithë atyre që sot po synojnë të përdhosin vlerat e shenjta të luftës për liri të UÇK-së.
Një fjalë rasti ka mbajtur edhe drejtoi i shkollës Selim Qazimi, ndërsa të pranishmit i ka falënderuar babai i dëshmorit, Saqip Rexhepi.
Para bustit të dëshmorit Besim Rexhepi, i ngrehur në oborrin e shkollës, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule të freskëta.
Besim Rexhepi, emrin e të cilit, e mban shkolla jonë, do t’u buzëqesh brezave të amshueshmërisë, për të mbetur gjithmonë shëmbëlltyra me kuptimplote e botëkuptimit për lirinë" ka thënë Kryetar i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili.