Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) të qytetit, u organizua një aktivitet vetëdijesues dhe informues për qytetarët.
Gjatë këtij aktiviteti, infermierët realizuan matjen e glikemisë për pacientët e rastit, ofruan këshilla dhe informacione të rëndësishme lidhur me menaxhimin e diabetit, rëndësinë e kontrollit të rregullt të nivelit të sheqerit në gjak, ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik.
Po ashtu, pacientëve dhe qytetarëve të tjerë iu shpërndanë broshura informuese, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin sa më të mirë të kësaj sëmundjeje.
Përmes aktiviteteve të tilla synohet promovimi i kujdesit shëndetësor, edukimi shëndetësor dhe sensibilizimi i qytetarëve për rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit të diabetit.
Kontrolli i rregullt dhe informimi i drejtë janë hapa të rëndësishëm drejt një jete më të shëndetshme!