
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, duke i uruar 8 Marsin të gjitha femrave, ka thënë se qysh para 100 viteve, 8 Marsi është shënuar si përpjekje që edhe femrat të jenë të barabarta. “Ju uroj suksese në kërkesat tuaja, por edhe suksese në luftën tuaj që është e gjatë dhe e vështirë e që për këtë duhet sakrificë në kuptimin e mirë të fjalës”, ka thënë Xhemaili, duke shtuar se të dy gjinitë duhet të jenë të barabarta, pasi që shoqëria njerëzore ka nevojë për të dy gjinitë, të cilat duhet të harmonizohen por që vështirë ishte gjithmonë. Xhemaili , kërkoi nga të gjitha femrat që në 365 ditët e vitit, ato të luftojnë për të drejtat e tyre. “Ne vërtet në politikë kemi bërë një 30 përqindësh të rezervuar për femra, por mendoj që juve nuk dihet të ju kënaq kjo nëse këtë nuk e arrini më punë, përpjekje dhe me suksese”, ka thënë Xhemaili.
Ndërsa, Ulrich Biffar, drejtor i zyrës rajonale të OSCE-së në Gjilan, duke uruar 8 marsin ka thënë se të drejtat e grave duhet të implementohen. “Unë vij nga Gjermani, por edhe atje ne kemi probleme ja u takon të drejtave të grave dhe barazisë. Por gratë nga vendi prej nga vij unë, kanë mësuar shumë shpejt disa hapa rreth kësaj”, ka thënë Biffar, duke shtuar se si përfaqësues i OSCE-së, për 8 komuna, ka bindjen dhe beson që edhe këtu gratë shumë shpejt do të shkojnë asaj rruge. Biffar, kishte dy porosi kryesore drejtuar femrave, të mos të ndihen të dekurajuara dhe të mposhtura para çdo lloj vendimi që marrin dhe të mos luftojnë por t’i bindin.
Por se përse është zgjedhur motoja “Jo lule një ditë, por barazi për çdo ditë”, Mirlinda Bytyqi nga grupi joformal i grave, ka thënë se që 100 vite, 8 Marsin e kanë festuar me lule, por se të drejtat e tyre tani do t’i kërkojnë çdo ditë me punë.
Ndërsa për vlerat që i kanë femrat nga Kosova, Vjollca Krasniqi, zyrtare për Barazi Gjinore në Ferizaj, ka thënë se ato i ka lakmi e gjithë bota “Por se tipar që i kemi ndoshta na ka lakmi bota. Kemi vlerën e besnikërisë e guximit. E vetmja vlerë që është duke na munguar, por që jemi duke e përtërijë është vlera e besimit në vete”, ka thënë Krasniqi.
Me këtë rast, Grupi Joformal i Grave në Ferizaj, organizoi edhe një performancë në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, si dhe një ekspozitë të artisteve femra nga Komuna e Ferizajt, që u mbajt në Galerinë e Arteve në Ferizaj.
“Jo lule një ditë, por barazi për çdo ditë”, Mirlinda Bytyqi nga grupi joformal i grave, ka thënë se që 100 vite, 8 Marsin e kanë festuar me lule, por se të drejtat e tyre tani do t’i kërkojnë çdo ditë me punë.