
Riza Matoshi dhe Sherif Frangu ishin vrarë nga policia serbe në ngjarjet e 3 prillit të vitit ’81 në Ferizaj, ndërsa Afrim Abazi u vra 1 vit më vonë në përpjekje për të organizuar demonstratat e vitit 1982 ,në mënyrën më gjakatare me shumë turtura në burgun e Ferizajt. Kryeari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, vitin e kaluar në shenjë kujtimi dhe rrespekti për ta u ka ndarë mirënjohje familjeve të tyre. Ai më ç’rast kishte thëënë se demonstratat e ’81 ishin fillimi i fundit të Jugosllavisë, dhe se ishte kohë kur u intensifikuan veprimet atdhetare me çka kulmoi edhe UÇK-ja, që i priu popullit, që ne ta kemi lirinë
Marshi i pjesëmarrësve të manifestimit ka vazhduar edhe tek stacioni i policisë në Ferizaj. Ndërsa u bënë dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj.
Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 30 vjetorit të demonstrative të vitit 1981, u mbajt krosi komunal për shkollat fillore dhe të mesme të Ferizajt. Krosi pranveror për nder të kësaj dite organizohet për herë të tetë dhe të gjitha shkollat e ftuara nga qyteti ishin pjesmarrse të këtij krosi.
Në 30 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, ditë kur në Ferizaj në shënjë rezistence u organizuan demonstrata për të kërkuar që Kosovës t’i njihej statusi i republikës, Komuna e Ferizaj ka shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.