Më këtë rast është thënë se simbolika e kësaj dite është motivuese dhe lidhet me përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen e ambientit. Kryetari Aliu, ka thënë se Ferizaj në këtë aspekt qëndron mirë falë politikave kontinuele që po bënë në mbajtjen dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbërta.
"Komuna e Ferizajt është përfituese e një projekti të USAID-it falë mu këtyre politikave të cilat dita ditë po jetësohen përmes projekteve ambientale. Duhet punë, përkushtim, por jo vetëm institucionet janë të thirura të kujdesien për ambientin, duhet që edhe qytetarët të marrin rol aktiv në këtë aspekt " ka thënë Aliu.
Për më tepër në këtë ditë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka paralajmëruar fillimin e realizimit edhe të një projekti me rëndësi ambiental, atë të vendosjes së kontejnerëve nëntokësor në zonën e qytetit, i pari këtij lloji në Kosovë. Aliu ka thekuar se me këtë projekt por edhe me projektet tjera ambientale po synohet që Ferizajt edhe më tutje të vlerësohet si më i pastërti në Kosovë.
"Po iniciojmë procedurën për këta kontejner dhe shumë shpejtë pritet jetësimin i këtij projekti" ka shtuar Aliu.
Në funksion të mbajtjes së një ambienti më të pastërt në komunë, gjatë kësaj dite edhe Kompania Rajonale për Pastrimin e Mbeturinave "Pastërtia", ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve të plastikës në disa zona të qytetit, në kuadër të një projekti të përbashkët të komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.
Drejtori i kësaj kompanie, Gazmend Bytyqi, me këtë rast i është referuar një motoje të Agjencionit amerikan të mjedisit e cila thotë se “ambienti nuk duhet pastruar por duhet mbrojtur" dhe në funksion të saj sipas tij komuna dhe kjo ndërmarrje po bëjnë përpjekje që përmes këtyre kontejnerëve, familjeve dhe bizneseve tu ofrojë mundësinë më të mirë të menagjimit të mbeturinave. U tha se fillimisht këta kontejner do të shpërndahen në rrugën "Rexhep Bsilimi" për të vazhduar edhe me rrugët të tjera.
Po në këtë ditë, në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt, ora e parë i është kushtuar kësaj dite e cila në simbolikën e saj ngërthen kultivimin e një ambienti të pastërt dhe ruajtjen e tij.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me punëtorët e administratës komunale dhe nxënës të Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Elena Gjika", në ditën botërore të Tokës, për disa çaste ka marr pjesë në pastrimin e ambientit për rreth hekurudhës dhe parkut të qytetit.