Në shënimin e këtij përvjetori morën pjesë, kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, si dhe ministri i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Gjermanisë, Gerd Müller.
Në këtë kuadër ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, tha se Qeveria Gjermane në këto 16 vjet të pasluftës ka ndihmuar Kosovën financiarisht, por edhe me projekte të shumta që kanë të bëjnë më mirëqenien e qytetarëve.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe ministri i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Gjermanisë, Gerd Müller, i cili ka thënë se Gjermania është e përkushtuar për përkrahjen e proceseve zhvillimore në Kosovë, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ai po ashtu ka thënë se do të lobojë që bizneset gjermane të rrisin investimet direkte në Kosovë. Nga ana tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në këtë ceremoni pati edhe shumë takime miqësore me z. Müller, ambasadoren Viets, por edhe më zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet e rajonit.
Në këtë takim kryetari Svarqa dhe z. Müller biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes qytetit të Ferizajt dhe ndonjë qytete në Gjermani.
Ambasada federale e Gjermanisë në Kosovë ka shënuar 15 vjetorin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.